Ditën e enjte, më datë 13.11.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 15/2024, datë 17.04.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhetë subjektit të rivlerësimit Mimoza Margjeka, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 739, datë 26.02.2024.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
