Njoftim

Njoftim

2025-10-28 All day

Ditën e enjte, më datë 20.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2024, datë 07.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 717, datë 23.11.2023.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-10-29 All day

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 641, datë 06.04.2023.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 641, datë 06.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.10.2025.