Njoftim

Njoftim

2025-11-11 All day

Ditën e martë, më datë 09.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.