Ditën e enjte, më datë 11.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 40/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
***********************************
Ditën e enjte, më datë 04.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
