Në datë 04.03.2026, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Mimoza Tasi, e caktuar anëtare në çështjen nr. 9-3/2019 (JR), datë 06.02.2023, që i përket kërkesës së kërkueses Entela Prifti, me objekt: Rishikimi i Vendimit nr. 34, datë 02.12.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Zëvendësimi i gjyqtares Mimoza Tasi është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 20, datë 03.03.2026, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Natasha Mulaj (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes nr. 9-3/2019 (JR), datë 06.02.2023, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz
*****
Në datë 04.03.2026, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Mimoza Tasi, e caktuar relatore në çështjen nr. 50-3/2019 (JR), datë 20.04.2023, që i përket kërkesës së kërkueses Entela Prifti, me objekt: Rishikimi i Vendimit nr. 34, datë 02.12.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Zëvendësimi i gjyqtares Mimoza Tasi është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 20, datë 03.03.2026, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Natasha Mulaj (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes nr. 50-3/2019 (JR), datë 20.04.2023, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla
*****
Në datë 04.03.2026, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen nr. 31-25/2018 (JR), datë 29.03.2023, që i përket kërkesës së kërkuesit Bledar Abdullai, me objekt: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 13, datë 20.06.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së kërkuesit Bledar Abdullai për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 21, datë 03.03.2026, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes nr. 31-25/2018 (JR), datë 29.03.2023, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
