Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 6-24/2024 (JR), datë 09.04.2026, që i përket kërkuesit Artan Hajredinaj me objekt:
“1. Rishikim i vendimit nr. 39, datë 14.05.2025, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, marrë në bazë të ligjit të posaçëm nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përmes të cilit kërkuesit i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë “E drejta për një proces të drejtë gjyqësor”, dhe nenin 6 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. “E drejta për një proces të rregullt”.
2. Prishjen tërësisht të vendimit nr. 39, datë 14.05.2025 dhe gjykimin e çështjes në themel (neni 498 i K.Pr.C).”
Në datën 14.04.2026, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
