Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2022, datë 21.07.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 50, germa “d” e ligjit nr. 49/2012 “Per gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi:1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) dhe pushimin e gjykimit të çështjes.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall, në Tiranë, më datë 25.10.2022.
Njoftim vendimi
Related upcoming events
-
2025-10-28 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.
Në vijim të seancës së mëparshme, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se, pasi ishte njohur në burim me informacionin e klasifikuar, vlerësonte se problematikat në gjetjet e konstatuara lidhur me veprimet hetimore të ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, nuk ishin të rënda në shkallën që mund të justifikonin masën e shkarkimit nga detyra. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023.
Subjekti i rivlerësimit shprehu dakordësinë me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke vlerësuar qëndrimin e tij, të drejtë dhe profesional.
Pasi dëgjoi qëndrimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 28.10.2025, ora 15:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
-
2025-10-28 All day
The Appeal Chamber held on 24.10.2025, at 10:00, the public hearing of case (JR) 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.
Following the previous hearing, the representative of the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Klodjan Braho, held that after being acquainted with the classified information at the source, he assessed that the issues in the findings established regarding the investigative actions undertaken by the assessee during the exercise of his duties, were not serious to the extent that they could justify the measure of dismissal from office. Finally, the representative of the Head of the Special Prosecution Office requested the trial panel the upholding of decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission.
The assessee agreed with the representative of the Head of the Special Prosecution Office, assessing his position as fair and professional.
After hearing the final positions of the parties, the trial panel withdrew in chambers to make the final decision, which it shall announce on 28.10.2025, at 15:30.
The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.
-
2025-11-03 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.10.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023.
Subjekti i rivlerësimit Armand Gurakuqi u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti sqarimet e tij rreth situatës faktike lidhur me marrëdhënien e huasë mes bashkëshortes së tij dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes saj dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke deklaruar se është e padrejtë dhe e pabazuar lidhja e emrit të tij me cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, pasi nuk ekziston asnjë provë apo rrethanë për të vërtetuar gjendjen në konflikt interesi, çka do të mund të çonte në cenimin e besimit. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.
Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve që relatorja e çështjes ia drejtoi në emër të trupit gjykues, në funksion të shqyrtimit të çështjes.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi:
- Të mos administrojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve të seancës gjyqësore në dhomë këshillimi të datës 2.10.2025 - përveç akteve që janë të aksuesueshme nga burime të hapura në sistemin elektronik të QKB-së - pasi nuk plotësojnë kërkesat e nenit 47 dhe 49 të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, dhe nenit 49, pika 6, germa “a”, e ligjit 84/2016.
- Të mos administrojë në cilësinë e provës aktet shkresore të cituara në seancën gjyqësore të ditës së sotme, pasi nuk kanë formën e duhur ligjore, sic janë komunikimet nëpërmjet aplikacioneve telefonike si dhe deklarimin perdiodik vjetor të vitit 2021.
Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 03.11.2025, ora 9:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
