2025-10-31 All day                                
                                Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vijoi shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar, shqyrtimin e çështjes (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit nr. 560, datë 14.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 31.10.2025, në Tiranë.
 
********
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vijoi shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 70/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik, me subjekt rivlerësimi Juljan Çafka, kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 31.10.2025, në Tiranë.
 
********
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vijoi shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik, me subjekt rivlerësimi Laurent Fuçia, kundër vendimit nr. 632, datë 08.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 31.10.2025, në Tiranë.