Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2023-12-15 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 51/2022, datë 09.12.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Pëllumb Zaimi.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Pëllumb Zaimi.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 15.12.2023, në Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-11-12 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.11.2025, ora 13:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se vërehen mangësi në drejtim të aftësive të prokurorit, kryerje e hetimeve të paplota e në tejkalim të afateve, por jo në nivel të tillë që të kenë ndikuar në zgjidhjen e çështjes. Z. Klodjan Braho deklaroi se edhe lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, pamjaftueshmëria financiare e konstatuar në mbulimin me burime të ligjshme të pasurisë, nuk është e tillë që do të mund të çonte në masën e shkarkimit nga detyra. Në kuadër të sa më sipër, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi përfundimisht Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, pezullimin nga detyra për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit deklaroi se gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet shpjegimeve bindëse e shteruese vërtetoi se veprimet hetimore të ndërmarra prej tij jo vetëm kanë qenë të plota dhë në kohën e duhur, por kanë qenë vendimtare për zgjidhjen e drejtë të çështjeve.

    Përfaqësuesi ligjor deklaroi se duke marrë parasysh që në ankim nuk evidentohen mangësi konkrete dhe shkaqe të mjaftueshme që do të ndikonin në një vlerësim jo pozitiv për subjektin e rivlerësimit, i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 12.11.2025, ora 9:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-12 All day

    The Appeal Chamber held on 04.11.2025, at 13:30, the public hearing of case (JR) 6/2024, dated 14.02.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 724, dated 13.12.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Arben Agovi.

    During the submissions of the final conclusions, the representative of the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Klodjan Braho stated that there are deficiencies found in terms of the prosecutor’s proficiency, the conduct of incomplete investigations and exceeding of the deadlines, but to not such a level that they would affect the resolution of the case. Mr. Klodjan Braho stated that even with regard to the asset assessment criterion, based on the principle of proportionality and objectivity, the financial insufficiency found in covering the assets with legitimate sources does not amount to that level that it could lead to the measure of dismissal from office. In the context of the above, the representative of the Head of the Special Prosecution Office finally requested the Appeal Chamber the amendment of decision no. 724, dated 13.12.2023 of the Independent Qualification Commission, the suspension from office for a period of one year and the obligation to follow the training program, according to the curricula approved by the School of Magistrates.

    During the submission of the final conclusions, the legal representative of the assessee stated that during the proceedings held at the Chamber, the assessee, through convincing and exhaustive explanations, proved that the investigative actions undertaken by him were not only complete and in a timely fashion, but were decisive for the fair resolution of the cases.

    The assessee’s legal representative maintained that considering that the appeal fails to identify concrete shortcomings and sufficient grounds that would influence a negative assessment for the assessee, requested finally the Chamber the upholding of decision no. 724, dated 13.12.2023 of the Independent Qualification Commission.

    After hearing the final conclusions of the parties, the trial panel decided to close the judicial review of the case and withdrew in chambers to make the final decision, which it shall announce on 12.11.2025, at 09:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-11-13 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.11.2025, ora 10:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se janë konstatuar shkelje, sjellje e veprime që bien ndesh me standardet e etikës së magjistratit, të tilla që kualifikohen në ato që cenojnë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.  Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati.

    Në prapësim të ankimit, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se shkaqet e ankimit janë të pabazuara në argumenta ligjorë, se bëhet fjalë për sjellje të paqëllimshme pa pasoja reale të subjektit të rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, pa peshë konkrete, për mangësi formale të adresuara me masë disiplinore nga organet përkatëse, por që nuk janë shndërruar në model sjelljeje të përsëritur. Përfaqësuesja ligjore deklaroi se problematikat e vërejtura nuk arrijnë pragun e cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe nuk plotësojnë kriteret që do të mund të çonin në aplikimin e masës ekstreme disiplinore, atë të shkarkimit nga detyra. Në mbështetje të pretendimeve të tij, bashkëlidhur parashtrimeve, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues.

    Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të relatores së trupit gjykues, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

    I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për hetime të mëtejshme. Të njëjtin qëndrim me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me denoncimet, ndau edhe përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit.