Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2024-10-23 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 30/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Matilda Shalla kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 526, datë 28.04.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 526, datë 28.04.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Matilda Shalla.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.10.2024.