Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2024-10-24 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 76/2021, datë 02.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 450, datë 22.09.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 450, datë 22.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 24.10.2024, në Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-09 All day

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.01.2026, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 51/2023, datë 06.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Jurida Bajraktari.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho i qëndroi vlerësimit se mangësitë e subjektit të rivlerësimit, znj. Jurida Bajraktari, në aspektin profesional janë të tilla që nuk mund të korrigjoheshin nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës i ndjekur prej saj, dhe se nuk u arrit të provohej e kundërta e ankimit as lidhur me pasaktësitë e evidentuara në deklarimin e pasurisë. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se Kolegji duhet të marrë në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes edhe mospërmbushjen e kritereve ligjore nga znj. Bajraktari në procedurën e punësimit si ndihmëse ligjore, si cenim të etikës së saj profesionale, mangësi kjo e pakorrigjueshme nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se  subjekti i rivlerësimit, znj. Bajraktari, konsiderohet e papërshtatshme për të vijuar detyrën bazuar në nenin 61/5 të ligjit 84/2016 dhe përfundimisht kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023 e shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Jurida Bajraktari.

    Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit dha shpjegime të detajuara në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se janë të padrejta, të pabazuara në ligj e në prova. Lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, përfaqësuesja ligjore deklaroi se i vetmi autoritet ekskluziv që vlerëson korrigjimin e mangësive të subjektit të rivlerësimit në aspektin profesional pas ndjekjes së trajnimit, është Shkolla e Magjistraturës, e cila ka dhënë vlerësim pozitiv, çka duhet konsideruar si provë vendimtare në këtë proces. Përfaqësuesja ligjore deklaroi se procedura e punësimit si ndihmëse ligjore e subjektit të rivlerësimit, nuk duhej përfshirë si shkak ankimi, ndërsa përsëriti qëndrimin se pasaktësitë në deklarimin e pasurisë nuk janë të tilla që të përmbushin standardet e deklarimit të pasaktë. Duke vlerësuar se nuk ka lidhje logjike në të tri kriteret e vlerësimit për cenim të besimit të publikut tek drejtësia, sjellje apo prova konkrete, përfaqësuesja ligjore i kërkoi përfundimisht Kolegjit mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 09.02.2026, ora 14:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.