Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 11/2024, datë 21.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Mushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 725, datë 15.12.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 725, datë 15.12.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hektor Mushi.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 31.10.2024, në Tiranë.