Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr.11/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Binas Nina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 489, datë 16.12.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
· Lënien në fuqi të vendimit nr. 489, datë 16.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Binas Nina.
· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, sot, më datë 06.03.2025.