Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 11.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023.
Kjo seancë gjyqësore ishte planifikuar për shpalljen e vendimit përfundimtar për çështjen, por duke qenë se gjyqtarja relatore kishte njoftuar se, për pamundësi objektive e kishte të pamundur pjesëmarrjen në të, u vendos që seanca e shpalljes së vendimit të marrë nga trupi gjykues më datë 09.06.2025, të shtyhet për në datën 16.06.2025, ora 9:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.