Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vijoi shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik, me subjekt rivlerësimi Juljan Çafka, kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 31.10.2025, në Tiranë.
