Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2026-03-05 All day

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 10.02.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

Kryesuesja e seancës gjyqësore bëri me dije se ditën e sotme, në Kolegj është depozituar një deklaratë e dërguar nga subjekti i rivlerësimit, z. Aurel Zarka, nëpërmjet së cilës ai bën me dije se ka zgjedhur të mos marrë pjesë në seancën gjyqësore, por të përfaqësohet në të nga avokati z. Julian Mërtiri.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi së vërehet devijim etik dhe profesional i subjekti i rivlerësimit në kuadër të kritereve të figurës dhe profesionalizmit dhe se z. Aurel Zarka nuk përmbush standardet kushtetuese dhe ligjore të integritetit të një magjistrati, duke qenë i papërshtatshëm për vijimin e detyrës, referuar nenit 61, pika 5 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi përfundimisht Kolegjit që së bashku me problematikat në kriterin e pasurisë, të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit në vlerësimin tërësor të çështjes sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, duke vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka.

Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit Julian Mërtiri i vlerësoi si të pambështetura në ligj e në prova shkaqet e ankimit për kriterin e vlerësimit profesional e atë të pasurisë, ndërsa kundërshtoi si të parakohshme gjetjet dhe konstatimet për kriterin e figurës, pasi, sipas tij janë pjesë dhe bazohen vetëm në procedimin penal në ngarkim të z. Aurel Zarka. Përfaqësuesi ligjor deklaroi se një vendim i ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do të ishte i bazuar vetëm në aktet e një çështjeje penale nën shqyrtim, për të cilën ende nuk ka vendim të formës së prerë. Përfundimisht, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 05.03.2026, ora 16:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-26 All day

     

    The Special Appeals Chamber held on 10.02.2026, at 10:00, the public hearing of case (JR) 15/2024, dated 17.04.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner and the appeal of the assessee against decision no. 739, dated 26.02.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Mimoza Margjeka.

    During the verification of the presence of the parties, the presiding judge noted the absence of the assessee and announced that Ms. Mimoza Margjeka had reported no reasonable cause for her absence. Under these conditions, the trial panel decided to continue the trial of the case in absentia, reasoning that there are no legal grounds for the absence of the assessee, after hearing also the representative of the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Adnan Xholi, who shared the same position.

    The presiding judge reported that yesterday, the Special Appeals Chamber announced the decision of Disciplinary Jurisdiction no. 1/2026 (JD) dated 27.01.2026 for the non-acceptance of the appeal of magistrate Mimoza Margjeka against decision no. 180, dated 09.04.2024 of the High Judicial Council, “On the imposition of a disciplinary measure against judge Mimoza Margjeka”. This decision on case (JD) no. 1/2024, dated 03.05.2024, with interested parties the High Judicial Council and the High Inspector of Justice, was notified to Ms. Mimoza Margjeka yesterday, on 09.02.2026.

    The presiding judge also informed the parties that the assessee had submitted today, before the initiation of the hearing, a request for the exclusion of the trial panel members of case (JR) 15/2024, dated 17.04.2024, a request which is being formally evaluated by the Chamber whether it meets the legal conditions for consideration. The presiding judge informed that under Article 75 of the Civil Procedure Code, the trial panel shall not suspend the trial but it shall continue the consideration of the case, until the request is addressed, such process to be necessarily completed before the final decision.

    During the submission of the appeal grounds, the representative of the Head of the Special Prosecution Office, taking into account the criminal conviction of the assessee by a final decision, requested the Chamber to assess whether the institutions of ordinary jurisdiction, the High Judicial Council and the High Inspector of Justice have met the constitutional obligation to issue the disciplinary measure of dismissal from office for magistrate Mimoza Margjeka, since it does not result from the acts of the case file that the Independent Qualification Commission has addressed these institutions in terms of its decision no. 739, dated 26.02.2024, on her dismissal from office.

    After being consulted, the trial panel decided to administer as evidence for this trial decision no. 180, dated 09.04.2024 of the High Judicial Council, “On the imposition of a disciplinary measure against Judge Mimoza Margjeka” and the decision of the Special Appeals Chamber of Disciplinary Jurisdiction no. 1/2026 (JD) dated 27.01.2026 for the non-acceptance of the appeal of magistrate Mimoza Margjeka against the decision of the High Judicial Council. The above evidence was also made available to the representative of the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Adnan Xholi.

    After being acquainted with the evidence, when questioned by the presiding judge, the representative of the Head of the Special Prosecution Office stated that he had no other procedural requests. Subsequently, the trial panel decided to close the judicial investigation of the case and invited Mr. Xholi to present his final conclusions.

    The representative of the Head of the Special Prosecution Office stated that, considering that the decision of the High Judicial Council has become final, it turns out that the institutions of ordinary jurisdiction have met the constitutional obligation to issue the disciplinary measure of dismissal from office for the magistrate. Finally, Mr. Xholi requested the Special Appeals Chamber to declare the vetting process for Ms. Mimoza Margjeka concluded without a final decision, as she has lost the status of magistrate.

    After hearing the final request of the representative of the Head of the Special Prosecution Office, the trial panel decided to close the judicial review and withdrew in chambers to make the final decision, which it shall announce on 26.02.2026, at 15:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeals Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-26 All day

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 10.02.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 15/2024, datë 17.04.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit dhe të subjektit të rivlerësimt kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 739, datë 26.02.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mimoza Margjeka.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit dhe bëri me dije se znj. Mimoza Margjeka nuk ka lajmëruar ndonjë shkak të arsyeshëm për mosprezencën e saj. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të vijojë gjykimin e çështjes në mungesë, me arsyetimin se nuk ka shkak ligjor për mungesën e subjektit të rivlerësimit, pasi dëgjoi edhe përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, që ndau të njëjtin qëndrim.

    Kryesuesja relatoi se ditën e djeshme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli vendimin e Juridiksionit Disisplinor nr. 1/2026 (JD) datë 27.01.2026 për mospranimin e ankimit të magjistrates Mimoza Margjeka kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 180, datë 09.04.2024, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka”. Ky vendim i çështjes (JD) nr. 1/2024, datë 03.05.2024, me subjekte të interesuar Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, i është bërë me dije po ditën e djeshme, më datë 09.02.2026 zonjës Mimoza Margjeka.

    Kryesuesja relatoi gjithashtu, se subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur ditën e sotme para fillimit të seancës gjyqësore, një kërkesë për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues të çështjes (JR) 15/2024, datë 17.04.2024, kërkesë e cila, po vlerësohet në Kolegj nga ana formale nëse përmbush kushtet ligjore për t’u shqyrtuar. Kryesuesja bëri me dije se referuar nenit 75 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues nuk pezullon gjykimin por vijon shqyrtimin e cështjes, deri në trajtimin e kërkesës, proces ky që duhet të kryhet para vendimit përfundimtar.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke marrë parasysh dënimin penal me vendim të formës së prerë të subjektit të rivlerësimit, i kërkoi Kolegjit të vlerësojë nësë institucionet e juridiksionit të zakonshëm, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë kanë përmbushur detyrimin kushtetues për dhënien e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra për magjistraten Mimoza Margjeka, pasi nga aktet në dosje nuk rezulton që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit t’u jetë drejtuar këtyre institucioneve në funksion të marrjes së vendimit të tij nr. 739, datë 26.02.2024, për shkarkimin e saj nga detyra.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës për këtë gjykim, vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 180, datë 09.04.2024, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka” si dhe vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Juridiksionit Disiplinor nr. 1/2026 (JD) datë 27.01.2026 për mospranimin e ankimit të magjistrates Mimoza Margjeka kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Provat e mësipërme iu vunë në dispozicion edhe përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi.

    Pasi u njoh me provat, i pyetur nga kryesuesja, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale. Në vijim, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe e ftoi z. Xholi në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se, duke marrë parasysh që vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor ka marrë formë të prerë, rezulton se institucionet e juridiksionit të zakonshëm kanë përmbushur detyrimin kushtetues për dhënien e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra për magjistraten. Përfundimisht z. Xholi i kërkoi Kolegjit të deklarojë të përfunduar pa një vendim përfundimtar procesin e rivlerësimit për znj. Mimoza Margjeka, pasi ka humbur statusin e magjistratit.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 26.02.2026, ora 15:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.02.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako.

    Kryesuesja e seancës gjyqësore bëri me dije se, në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së datës 15.12.2025, në Kolegj kanë mbërritur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë aktet e kërkuara lidhur me denoncimin e shtetasit A. L dhe palët kanë ushtruar të drejtën e njohjes me to.  Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme shprehu dakordësinë për pranimin e tyre në cilësinë e provës, ndërsa deklaroi se lidhur me vlerën provuese të tyre do të shprehet në konkluzionet përfundimtare.

    Lidhur me këtë denoncim, subjekti i rivlerësimit paraqiti një material shpjegues shtesë dhe akte të reja bashkëlidhur, sipas tij, në funksion të një hetimi më të plotë, të cilat kërkoi të pranohet në cilësinë e provës.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e dërguara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. L, të trajtuar në denoncimin e depozituar në Kolegj po nga ky shtetas; si dhe materialin shpjegues shtesë me aktet bashkëlidhur të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit në seancën e sotme, në përgjigje të denoncimit.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, duke iu referuar kriterit të vlerësimit profesional, pas vlerësimit të provave, i ndau shkaqet e ankimit në dy grupe, duke sqaruar se një pjesë e tyre janë shëruar, ndërsa në pjesën tjetër evidentohen mangësi dhe problematika që dëshmojnë për një mënyrë pune të pakorrigjueshme nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës dhe që duhet të merren në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes, së bashku me problematikat e rezultuara nga një denoncim i publikut dhe sjelljet e evidentuara jashtë ushtrimit të funksionit në raport me zbatimin e ligjit, të cilat cenojnë etikën e magjistratit.

    Përfundimisht, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, bazuar në nenin 61, pika 5 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjergji Tako.

    Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit kundërshtoi qëndrimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se mangësitë e vërejtura, jo vetëm që nuk kanë sjellë cenim të besimit të publikut apo cenim të të drejtave të ndonjë individi, por ato janë thjesht formale, pa asnjë pasojë materiale dhe se masa disiplinore e shkarkimit do të ishte në disproporcion të dukshëm me natyrën e këtyre shkeljeve. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit, pasi parashtroi qëndrimin e tij lidhur me një denoncim nga publiku, kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023.

    Pasi dëgjoi qëndrimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 27.02.2026, ora 09:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    The Special Appeal Chamber held on 03.02.2026, at 10:00, the public hearing of case (JR) 54/2023, dated 14.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 698, dated 15.09.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gjergji Tako.

    The presiding judge announced that following the interim decision of the hearing dated 15.12.2025, the requested acts regarding the denunciation of citizen A. L have reached the Appeal Chamber from the Prosecution Office at the First Instance Court of General Jurisdiction of Tirana and the Court of Appeal of General Jurisdiction of Tirana, and the parties have exercised their right to be acquainted with them. The Head of the Special Prosecution Office expressed his agreement to their admission as evidence, stating that he shall make a statement on their probative value in the final conclusions.

    With regard to this denunciation, the assessee submitted additional explanatory materials and new acts enclosed, according to him, in view of a more complete investigation, which he requested to be accepted as evidence.

    The trial panel decided to accept as evidence the documents forwarded by the Prosecution Office at the First Instance Court of General Jurisdiction of Tirana and the Court of Appeal of General Jurisdiction of Tirana regarding the criminal proceedings against citizen A. L, addressed in the complaint lodged by this citizen with the Appeal Chamber, as well as the additional explanatory material with the attached documents submitted by the assessee in today’s hearing, in response to the complaint.

    Once the parties declared that they had no other procedural requests, the trial panel decided to close the judicial investigation and invited them to present their final conclusions.

    The Head of the Special Prosecution Office, referring to the proficiency assessment criteria, after evaluating the evidence, divided the appeal grounds into two groups, explaining that some of them have been remedied, while the rest show deficiencies and issues that prove a modus operandi that cannot be corrected by the training program at the School of Magistrates and that should be taken into consideration in the overall evaluation of the case, along with the problems resulting from a public denunciation and behaviors identified outside the exercise of the office, in relation to the implementation of the law, which violate the ethics of the magistrate.

    Finally, the Head of the Special Prosecution Office, pursuant to Article 61, paragraph 5 of Law no. 84/2016 “On the transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, requested the amendment of decision no. 698, dated 15.09.2023 of the Independent Qualification Commission and the dismissal from office of the assessee Gjergji Tako.

    The legal representative of the assessee objected to the position of the Head of the Special Prosecution Office, stating that the noticed shortcomings, not only have not led to a violation of public trust or a violation of the rights of any individual, but they are merely formal, lacking any material consequence and that the disciplinary measure of dismissal from office would be clearly disproportionate to the nature of these violations. Finally, the assessee, after submitting his position regarding a public denunciation, requested the upholding of decision no. 698, dated 15.09.2023, of the Independent Qualification Commission.

    After hearing the final positions of the parties, the trial panel decided to close the judicial review of the case and withdrew in chambers to make the final decision, which shall be announced on 27.02.2026, at 09:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.