Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2026-03-10 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 126 – 22/ 2018 (JR), datë 02.11.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Admir Thanza për rishikimin e vendimit (JR) nr. 10, datë 18.04.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Admir Thanza për rishikimin e vendimit nr. 10 (JR), datë 18.04.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.03.2026.