Njoftime

Njoftime

2022-06-22 15:00 - 17:00

Ditën e hënë, më datë 25.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 27/2020, datë 09.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gjovalin Përnoca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 196, datë 13.09.2019.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

******************************************************************************

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 26/2022, datë 16.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eriselda Bala kundër vendimit nr. 523, datë 07.04.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 22.06.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

 

Kryesues:    Sokol Çomo

Relatore:     Ina Rama

Anëtarë:      Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

********************************************************

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 20.06.2022, është regjistruar çështja JD nr. 2/2022, me ankuese Belina Kryemadhi dhe me objekt:

– Ndryshimin e vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi) Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

– Kthimin në detyrën e prokurores pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Dibër.

 Në datën 22.06.2022 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relator i çështjes: Sokol Çomo

Related upcoming events

  • 2025-11-07 All day

    Ditën e enjte, më datë 04.12.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 17/2024, datë 21.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 735, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Nushi.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.