Njoftime

Njoftime

2019-09-25 00:00 - 00:00

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha kundër vendimit nr.155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

 

***

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena kundër vendimit nr.160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:  Luan Daci

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

 

***

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Manjola Kajana.

Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relator:  Luan Daci

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz