Njoftime

Njoftime

2024-09-18 All day

Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit nr. 659, datë 12.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 15, datë 13.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relatore:      Natasha Mulaj

Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

**********

Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 41/2023, datë 13.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi kundër vendimit nr. 666, datë 25.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 18, datë 17.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2023, datë 13.09.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relator:      Sokol Çomo

Anëtarë:      Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

**********

Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar kryesuese në çështjen (JR) nr. 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Suela Salavaçi për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 16, datë 17.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 56/2023, datë 01.12.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relatore:      Ina Rama

Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

**********

Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 19/2024, datë 29.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 730, datë 10.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Valentin Preçi për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 17, datë 17.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 19/2024, datë 29.05.2024, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:    Ina Rama

Relatore:      Mimoza Tasi

Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla