Njoftime

Njoftime

2024-10-21 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 38/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Hoxha kundër vendimit nr. 786, datë 18.07.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 21.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

*******************************************

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 39/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 774, datë 14.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Vukaj.

Në datën 21.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi

******************************

Në datë 21.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 57/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo kundër vendimit nr. 420, datë 13.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 57/2021, datë 11.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2025-11-26 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se, seanca gjyqsore publike që i përket çështjes (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, për subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa, e cila po gjykohet mbi bazën e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 738, datë 22.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e planifikuar për t'u zhvilluar më datë 26.11.2025, për arsye objektive, do të shtyhet për në datën 05.12.2025, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-26 All day

    The Appeal Chamber announces that the public hearing of case (JR) 18/2024, dated 24.05.2024, related to the assessee Gëzim Çopa, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 738, dated 22.02.2024, of the Independent Qualification Commission, scheduled to take place tomorrow, on 26.11.2025, for objective reasons shall be postponed to 05.12.2025, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.