Seancë Publike

Seancë Publike

2022-02-15 10:00 - 13:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15.02.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Pas verifikimit të prezencës së palëve, ankuesi paraqiti një kërkesë paraprake, nëpërmjet së cilës i kërkoi Kolegjit të konstatojë mungesën e kompetencës lëndore dhe funksionale për shqyrtimin e çështjes së tij dhe dërgimin e akteve Gjykatës Kushtetuese.

Të pyetur nga kryesuesja e seancës për qëndrimin e tyre lidhur me këtë kërkesë, përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë deklaruan se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe si e tillë, duhet rrëzuar.

Pasi u këshillua, bazuar në nenin 179/7 të Kushtetutës, nenin 5/3 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, në nenin 71/3 të ligjit 8577/2000”Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, si dhe në referencë të vendimit nr.35, datë 26 shkurt 2021 të Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak të Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesës së ankuesit Markelian Kuqo.

Lidhur me kërkesën tjetër paraprake të ankuesit, nëpërmjet së cilës paraqiti pretendime mbi parashtrimet e KLGJ-së dhe ILD-së, si dhe aktet e procedimit disiplinor të administruara nga KLGJ, trupi gjykues vendosi që këto kërkesa në vetvete nuk konsiderohen si kërkesa paraprake, ndaj, për këtë arsye, ato mund të zgjidhen gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në Kolegj.

Pasi relatorja paraqiti në mënyrë të përmbledhur ankimin e z. Markelian Kuqo, kryesuesja e seancës ftoi ankuesin të paraqiste parashtrimin e tij në seancën gjyqësore. Ankuesi kërkoi kohë shtesë për të plotësuar ankimin e tij, duke e parë në një këndvështrim të ri pas marrjes së vendimit të ndërmjetëm të Kolegjit. Duke qenë se kjo kërkesë u rrëzua nga trupi gjykues me arsyetimin se vendimi i shpallur në seancën e sotme nuk afekton ankimin, z. Markelian Kuqo deklaroi vetëm se i qëndron ankimit të tij.

Subjektet e interesuara KLGj dhe ILD paraqitën parashtrimet e tyre, duke i kërkuar Kolegjit rrëzimin e ankimit të ankuesit z.Markelian Kuqo dhe lënien në fuqi të vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo”.

Ankuesi i drejtoi një sërë pyetjesh që lidhen me rrethanat që çuan në këtë vendimarrje, përfaqësuesit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe përfaqësueseve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në përgjigje të kërkesës së subjekteve të interesuara për kohë të arsyeshme për përgatitjen e përgjigjeve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 11.03.2022, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-26 All day

    The Special Appeal Chamber opened on 16.02.2026, at 10:00, the public hearing of case (JR) 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The presiding judge announced that on 09.02.2026, the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Klodjan Braho, through a request addressed to the Chamber, demanded the postponement of the hearing, due to the objective impossibility of the prosecutor authorized to its attendance, to participate therein.

    The trial panel decided to accept the request of the Head of the Special Prosecution Office, postponing the hearing to 26.02.2026, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-26 All day

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 16.02.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se më datë 09.02.2026, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kolegjit, kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, për pamundësi objektive të marrjes pjesë në të, të prokurorit të autorizuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë seancën për në datën 26.02.2026, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.