Seancë Publike

Seancë Publike

2022-03-11 10:00 - 13:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.03.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në vijim të seancës së mëparshme, përfaqësuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe përfaqësueset e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë iu përgjigjën pyetjeve të ankuesit lidhur me rrethanat që çuan në marrjen e vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo”.

Ankuesi, z. Markelian Kuqo paraqiti kundërargumentat e tij lidhur vetëm me disa nga përgjigjet e dhëna nga subjektet e interesuar dhe kërkoi: vënien në dispozicion të cd-së audio të një séance dëgjimore të tij të zhvilluar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, më datë 10 dhjetor 2020, si dhe kohë të përshtatshme për të përpunuar parashtrimet e tij lidhur me pjesën tjetër të përgjigjeve të subjekteve të interesuar.

Pasi dëgjoi qëndrimin e subjekteve të interesuar, që i konsideruan të papranueshme të dyja kërkesat e ankuesit, trupi gjykues vendosi të rrëzojë kërkesën e parë, duke vlerësuar se kërkohet të prodhohet një rrethanë që nuk ka ndodhur gjatë procesit disiplinor të zhvilluar nga KLGj-ja. Trupi gjykues vendosi të rrëzojë edhe kërkesën e dytë, duke ftuar ankuesin që qëndrimin për përgjigjet e mbetura ta mbante në vijim të seancës së sotme.

Ankuesi, z. Markelian Kuqo refuzoi të parashtronte qëndrimin e tij për përgjigjet e mbetura gjatë seancës së sotme gjyqësore, por kërkoi administrimin në cilësinë e provës të parashtrimeve për aq sa u shpreh.

Referuar rrethanave të çështjes objekt shqyrtimi, mungesës së kontrollit përfundimtar dhe të plotë të sistemit gjyqësor mbi vendimmarrjen e vetme të magjistratit që është konsideruar se ka përbërë shkelje disiplinore, interpretimit dhe analizës së ligjit penal të kryer në çështjen konkrete, në kushtet e mungesës së një praktike gjyqësore të njesuar apo të unifikuar nga Gjykata e Lartë, duke vlerësuar  se marrja e një vendimi për procedimin disiplinor të ankuesit do të ishte e cënueshme pa pasur një qëndrim përfundimtar të Gjykatës së Lartë mbi këtë çështje – si gjykata kompetente për çështjet e ligjit -, bazuar në nenin 1, paragrafi i dytë i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikën së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenin 297, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, Kolegji vendosi:

  • Të pezullojë gjykimin e çështjes së juridiksionit disiplinor me nr. 2/2021, që i përket ankuesit Markelian Kuqo deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes penale lidhur me rekursin e shtetasit G. Gj. të depozituar në Gjykatën e Lartë.
  • Ky vendim t’i njoftohet Gjykatës së Lartë.

 

Seanca pasuese publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-09-23 All day

    On Tuesday, 23.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Mimoza Tasi

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-23 All day

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    On Wednesday, 24.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 12/2024, dated 29.03.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 736, dated 31.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gentian Habazaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Natasha Mulaj

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 14:47 - 2025-09-29 14:47

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-29 All day

    On Monday, 29.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 37/2023, dated 02.08.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 650, dated 27.04.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ylli Pjetërnikaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Albana Shtylla

    Members:        Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 All day

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.