Seance Publike

Seance Publike

2023-03-29 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 29.03.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2022, datë 03.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit nr. 478, datë 25.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues, teksa paraqiti në mënyrë të detajuar kundërshtimet e tij lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 478, datë 25.11.2021, duke deklaruar se ky vendim, me konkluzione vetëm për kriterin e pasurisë, është marrë si pasojë e një hetimi të paplotë, si dhe në shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor.
Në mbështetje të pretendimeve të tij për kriterin e pasurisë, bashkëlidhur parashtrimeve të seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit, z. Rexhep Karaj, paraqiti disa akte, të cilat kërkoi të pranoheshin në cilësinë e provës nga trupi gjykues.
Pas konsultimit dhe pas disa pyetjeve sqaruese në funksion të shqyrtimit të çështjes, nga relatorja dhe kryesuesja e seancës, trupi gjykues vendosi të pranonte si provë vetëm një pjesë të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.
Njërin prej akteve, trupi gjykues vendosi të mos e pranonte si provë, por do të mbante në konsideratë prezumimet ligjore, bazuar në nenin 49, pika 6, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; dy akte nuk i mori në cilësinë e provës, pasi nuk kishin formën e duhur ligjore; ndërsa një akt pranoi ta merrte në konsideratë, por duke e aksesuar nga burime të hapura të informacionit.
Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kishte kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqeste kërkimin përfundimtar lidhur me çështjen.
Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi prishjen e vendimit nr. 478, datë 25.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke e kthyer çështjen për shqyrtim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për vlerësim të dy kritereve të tjera të pashqyrtuara nga ky komision, kriterit të figurës dhe atë të vlerësimit të aftësive profesionale.
Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 7 prill 2023, ora 11.00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-09-23 All day

    On Tuesday, 23.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Mimoza Tasi

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-23 All day

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    On Wednesday, 24.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 12/2024, dated 29.03.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 736, dated 31.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gentian Habazaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Natasha Mulaj

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.