Seancë publike

Seancë publike

2024-05-10 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 10.05.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 1/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të ankuesit Besnik Maho kundër vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi sërish mungesën e ankuesit, z. Besnik Maho. Lidhur me këtë fakt, Komisioneri Publik përsëriti qëndrimin e tij për vijimin e gjykimit, në mungesë të ankuesit.

Gjatë paraqitjes së parashtrimeve, Komisioneri Publik deklaroi se ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vlerëson se ankuesi z. Besnik Maho plotëson kushtet për të qenë subjekt rivlerësimi dhe për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit prishjen e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe urdhërimin e Komisionit për nisjen e procedurave administrative të rivlerësimit për z. Besnik Maho.

Në mungesë të ankuesit Besnik Maho, kryesuesja e seancës citoi kërkimin e tij sipas parashtrimeve të dërguara elektronikisht në Kolegj, nëpërmjet e-mail-it të datës 06.05.2024: shfuqizimin e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe dhënien e së drejtës kushtetuese dhe ligjore për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit si gjyqtar që ka ushtruar këtë funksion për 3 vjet, bazuar në parashikimet e pikës 4 të nenit 179/b të Kushtetutës. Për efekt të procesverbalit, kryesuesja citoi aktet bashkëlidhur ankimit dhe parashtrimeve të ankuesit, të cilat, z. Maho, kërkonte të pranoheshin në cilësinë e provës nga Kolegji.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi mospranimin e akteve të paraqitura nga ankuesi, Besnik Maho, pasi një pjese e tyre ishin pjesë e fashikullit të Komisinit dhe pjesa tjetër nuk ishte paraqitur në formën e duhur ligjore.

Pas këtij vendimi të ndërmjetëm, Komisioneri Publik deklaroi se i qëndronte kërkimit përfundimtar të shprehur në përmbyllje të parashtrimeve të tij gjatë seancës së sotme.

Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhome keshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 13.05.2024, ora 15:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-09-23 All day

    On Tuesday, 23.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Mimoza Tasi

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-23 All day

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    On Wednesday, 24.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 12/2024, dated 29.03.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 736, dated 31.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gentian Habazaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Natasha Mulaj

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 14:47 - 2025-09-29 14:47

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-29 All day

    On Monday, 29.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 37/2023, dated 02.08.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 650, dated 27.04.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ylli Pjetërnikaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Albana Shtylla

    Members:        Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 All day

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.