Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.12.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit dhe bëri me dije se z. Dosti i ka dërguar ditën e djeshme Kolegjit një kërkesë për shtyrje të seancës gjyqësore për shkaqe shëndetësore, duke i bashkëlidhur kërkesës edhe raportin mjekësor.
I pyetur nga kryesuesja, Komisioneri Publik i vlerësoi objektive rrethanat e mungesës së subjektit të rivlerësimit në seancën e sotme gjyqësore.
Pasi u konsultua, trupit gjykues vendosi pranimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit dhe shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 06.12.2024, ora 09:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.