Seancë publike

Seancë publike

2024-12-19 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.12.2024, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti.

Lidhur me denoncimet e publikut, Komisioneri Publik u shpreh se qëndrimin e tij lidhur me denoncimet e depozituara para paraqitjes së ankimit e kishte përfshirë në shkaqet e ankimit, ndërsa lidhur me denoncimet e depozituara më pas, e la në çmim të gjykatës nevojën, ose jo, për hetim të mëtejshëm. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi pretendimet e ngritura në denoncime, duke paraqitur edhe disa akte bashkëlidhur, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Në vijim, ai iu përgjigj disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar në funksion të shqyrtimit të çështjes.

Lidhur me kërkesat e paraqitura dhe debatuara në seancën e datës 13.12.2024, të depozituara formalisht gjatë seancës së sotme nga përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi:

– Të administrojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura bashkëlidhur parashtrimeve, përveç dy akteve të cilat nuk ishin paraqitur në formën e kërkuar nga ligji. Subjekti i rivlerësimit u ftua t’i sjellë në formën e kërkuar nga ligji, deri në seancën e radhës.

– Të administrojë aktet e paraqitura në seancën gjyqësore të datës 13.12.2024 dhe ato të seancës së sotme.

– Të rrëzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për urdhërimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të kryejë deklasifikimin e raportit të figurës, si të pabazuar në ligj.

– Të rrëzojë kërkesën për t’i dhënë kohë subjektit të rivlerësimit që të paraqesë dokumentet bankarë të Alfa Bank të Greqisë, pasi subjekti i rivlerësimit ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i siguruar, prej momentit kur është njohur me shkaqet e ankimit deri në seancën e sotme.

– Të rrëzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për marrjen e informacionit nga Ministria e Drejtësisë të Greqisë për gjendjen gjyqësore të subjektit të rivlerësimit.

– Të rrëzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për verifikimin e gjendjes gjyqësore nëpërmjet

krahasimit dhe verifikimit të gjurmëve papilare, të depozituara në një nga format e përshkruara në kërkesën e tij.

Trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor për 3 denoncime dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të sjellë aktet nga fashikujt gjyqësorë, të cilat provojnë qëndrimin e tij lidhur me këto çështje, si edhe vendimet përkatëse të marra prej tij lidhur me çështjet. Këto akte duhet të paraqiten në Kolegj, të paktën 5 ditë përpara seancës gjyqësore të ardhshme.

Trupi gjykues vendosi të shkojë pranë agjencive ligjzbatuese për t’u njohur me të njëjtin informacion, me të cilin është njohur edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të rivlerësimit, për subjektin e rivlerësimit Arben Dosti.

Data dhe ora e seancës së ardhshme do të njoftohet nga sekretaria gjyqësore, pasi Kolegjit t’i mundësohet njohja me informacionin e agjencive ligjzbatuese.

Related upcoming events

  • 2026-02-16 All day

     

    On Monday, 16.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Ina Rama

    Members:        Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-16 All day

    Ditën e hënë, më datë 16.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.