Seancë publike

Seancë publike

2025-04-02 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.04.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2022, datë 29.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 539, datë 08.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj.

Kryesuesja e seancës bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë.

Z. Braho paraqiti shkaqet e ankimit për kriterin e pasurisë, duke konsideruar se vendimi i Komisionit nuk është në harmoni me gjendjen e fakteve dhe provave të administruara në dosje, dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë së tij. Prokurori i Prokurorisë së Posaçme, z. Braho, kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifimit nr. 539, datë 08.06.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Hysni Mulaj.

Përfaqësuesja ligjore e subjektitë të rivlerësimit deklaroi se shkaqet e ankimit nuk qëndrojnë, se janë të pabazuar në ligj e në prova, si dhe paraqiti në mënyrë të detajuar prapësimet lidhur me to, e disa akte që kërkoi të merren si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 539, datë 08.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj.

Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes dhe vëzhgueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

Pasi i ishte përcjellë nga Kolegji shpjegimi me shkrim i subjektit të rivlerësimit lidhur me një denoncim të publikut, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, z. Braho, deklaroi se ky denoncim nuk përmbante rrethana apo fakte për hetime të mëtejshme. Ai u shpreh pro çeljes së hetimit gjyqësor të çështjes, me qëllim marrjen e provave të reja, të cilat do të vlerësohen në raport me shkaqet e ankimit.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, si dhe vendosi të mos hetojë lidhur me denoncimin e publikut. Seanca e ardhshme, në të cilën, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare, do të zhvillohet më datë 07.04.2025, ora 14:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-16 All day

     

    On Monday, 16.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Ina Rama

    Members:        Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-16 All day

    Ditën e hënë, më datë 16.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.