Ditën e hënë, më datë 30.06.2025, ora 12:30, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Ina Rama
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.