Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 16.02.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.
Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se më datë 09.02.2026, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kolegjit, kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, për pamundësi objektive të marrjes pjesë në të, të prokurorit të autorizuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore.
Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë seancën për në datën 26.02.2026, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
