Ditën e hënë, më datë 22.06.2020, ora 09:00, do të vazhdojë shqyrtimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky gjykim ishte pezulluar me vendim të ndërmjetëm të trupit gjykues të datës 11.03.2020, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
*****
Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.
Në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues me vendim të ndërmjetëm, vendosi të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e cituara në séancë nga kryesuesja, akte të sjella si përgjigje nga institucione të ndryshme dhe akte të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.
Me kërkesë të Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit për një afat të arsyeshëm për t’u njohur me provat dhe për t’u shprehur në lidhje me to, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23 qershor 2020, ora 11:00.
Kryesuesja e séancës u kërkoi palëve që në seancën e ardhshme të jenë të përgatitura për të shprehur konkluzionet përfundimtare mbi çështjen.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.