Njoftim

Njoftim

2020-07-21 00:00 - 00:00
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.29/2020, datë 16.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit vendimit nr. 245, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 21.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Luan Daci Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz