Seancë publike

Seancë publike

2020-11-02 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.11.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioneri Publik deklaroi se edhe pas provave të reja, subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit dhe nuk ka arritur të shpjegohet bindshëm, lidhur me pagimin e këstit të parë dhe të dytë të apartamentit në Durrës, si dhe lidhur me veprimet bankare të kryera në një llogarie dyemërore të bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe familjarëve të tij. Komisioneri Publik paraqiti ne seancën e sotme vetëm shkaqet e ankimit që i konsideroi thelbësore, por deklaroi se i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimit në tërësinë e tyre.

Pasi relatorja e çështjes në emër të trupit gjykues, i drejtoi Komisionerit Publik disa pyetje sqaruese lidhur me mungesën e të ardhurave të ligjshme për pasurinë “llogari dyemërore” e bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit, e përfshirë në shkaqet e ankimit si dhe në parashtrimet e tij  në seancën e datës 06.10.2020, por të pacituara në parashtrimin e seancës së sotme, trupi gjykues, nëpërmjet një vendimi të ndërmjetëm, deklaroi vendimmarrjen e tij si vijon:

  • Trupi gjykues ka nevojë për një qartësim të shkaqeve të ankimit, të cilave iu qëndron ekzaktësisht Komisioneri Publik, si dhe argumentave të tij në lidhje me to, duke i kërkuar që t’i paraqesë me shkrim, pa bërë një dallim ndërmjet shkaqeve që i konsideron të rëndësishme apo të parëndësishme, pasi për Kolegjin nuk mund të ketë një ndarje të tillë, ndëmjet shkaqeve të ankimit, përsa kohë ato janë të përfshira në ankim.
  • Në funksion të paraqitjes sa më të plotë shkaqeve të ankimit, i kërkojmë Komisionerit Publik të paraqesë analizën financiare për pasurinë apartament në Durrës si dhe për llogaritë dyemërore të bashkëshortes së tij me prindërit e subjektit të rivlerësimit dhe nënën e bashkëshortes, pasi në ankim, tek parashtrimet e datës 6 tetor 2020, Komisioneri Publik është ndalur për analizë vetëm në vitet 2011, 2012, dhe 2013.

Këto kërkesa të gjykatës duhet të paraqiten nga Komisioneri Publik brenda datës 4 nëntor 2020, ora 15:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, me qëllim që më tej, t’i bëhen të ditura subjektit të rivlerësimit para seancës së ardhshme që do të zhvillohet më datë 06.11.2020, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-09-23 All day

    On Tuesday, 23.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Mimoza Tasi

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-23 All day

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    On Wednesday, 24.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 12/2024, dated 29.03.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 736, dated 31.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gentian Habazaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Natasha Mulaj

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 14:47 - 2025-09-29 14:47

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-29 All day

    On Monday, 29.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 37/2023, dated 02.08.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 650, dated 27.04.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ylli Pjetërnikaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Albana Shtylla

    Members:        Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 All day

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.