Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 17.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 225, datë 07.01.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi që gjykimi i çështjes të vijojë në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 28.12.2020, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij. 

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.