Njoftime

Njoftime

2022-12-20 All day

Sot, më datë 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi

********************************

Sot, më datë 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 57/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Hoxha kundër vendimit nr. 289, datë 06.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 57/2020, datë 07.12.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

*******************************

Sot, më datë 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar dhe gjyqtares Natasha Mulaj e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit nr. 315, datë 16.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqje dorë nga trupi gjykues i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 16, datë 22.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese) dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:   Rezarta Schuetz

Relator:       Sokol Çomo

Anëtarë:      Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2025-12-03 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024.

    Për shkak të mosformimit me prezencë të plotë të trupit gjykues, seanca gjyqësore u shty për në datën 04.12.2025, ora 09:00.

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-12-03 All day

    The Appeal Chamber opened today, on 03.12.2025, at 10:00, the hearing in camera of case (JR) 49/2024, dated 10.12.2024, pertaining to the appeal of the assessee Dashnor Nure against decision no. 793, dated 04.09.2024 of the Independent Qualification Commission.

    Due to the failure to form a full trial panel, the hearing was postponed to 04.12.2025, at 09:00.

    The hearing in camera shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3. Tirana.