Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2023-04-13 10:00 - 16:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 63/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Cena kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 304, datë 06.10.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 304, datë 06.10.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Neritan Cena.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.04.2023.

Related upcoming events

  • 2025-06-16 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 16.06.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për shpalljen e vendimit të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit nr. 668, datë 26.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Para shpalljes së vendimit, kryesuesja e seancës, në emër të trupit gjykues, relatoi si vijon:

    Më datë 15.06.2025, subjekti i rivlerësimit i drejtoi Kolegjit në rrugë elektronike një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes me qëllim paraqitjen e disa provave të reja bashkëlidhur kërkesës, me rëndësi të drejtëpërdrejtë për rivlerësimin e ligjshmërisë së burimit të të ardhurave të personit të lidhur me me të. Kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit është depozituar në Kolegj edhe në rrugë postare.  

    Në seancën e mëparshme, të datës 11.06.2025, bëmë me dije që vendimi për çështjen është marrë më datë 09.06.2025, rrjedhimisht kjo kërkesë nuk do t'i nënshtrohet shqyrtimit në këtë proces gjyqësor, por subjekti i rivlerësimit do të marrë administrativisht përgjigje lidhur me të.

    Në vijim, trupi gjykues shpalli vendimin e marrë në datën 09.06.2025, për çështjen (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj:

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 36/2023, datë 26.07.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 668, datë 26.05.2023

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 668, datë 26.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.06.2025.

  • 2025-06-16 All day

    The Appeal Chamber opened on 11.06.2025, at 10:00, the public hearing of case (JR) 36/2023, dated 26.07.2023, pertaining to the appeal of the assessee Hyrjet Lamaj against decision no. 668, dated 26.05.2023 of the Independent Qualification Commission.

    This hearing was scheduled for the announcement of the final decision on the case, but given that the judge rapporteur had informed that due to objective impossibility, it was impossible for her to attend it, it was decided that the hearing for the announcement of the decision taken by the panel on 09.06.2025, be postponed to 16.06.2025, at 09:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.