Njoftim

Njoftim

2023-05-29 13:00 - 14:00

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 20/2023, datë 19.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Naim Tota.

Në datën 29.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi