Ditën e martë, më datë 10.12.2024, ora 10:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 26/2022, datë 16.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eriselda Bala kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 523, datë 07.04.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë