Seancë publike

Seancë publike

2025-01-21 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 21.01.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 19/2024, datë 29.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 730, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi.

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se ishte paraqitur Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, prezenca e të cilit në këtë proces gjyqësor legjitimohej bazuar në nenin 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dispozitë që ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme paraqiti shkaqet e ankimit për të trija kriteret e vlerësimit: z. Altin Dumani deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për kriterin e pasurisë, ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, si dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë së tij; lidhur me kriterin e figurës deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk ka plotësuar saktë deklaratën e kontrollit të figurës dhe ka bërë deklarim të pamjaftueshëm lidhur me të, si edhe i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes disa rrethana të përshkruara në shkaqet e ankimit që mund të çojnë në konflikt të mundshëm interesi të subjektit të rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe cenim të besimit të publikut.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, duke iu referuar denoncimeve të paraqitura në adresë të subjektit të rivlerësimit, i kërkoi Kolegjit të marrë në shqyrtim disa rrethana të caktuara që afektojnë sjelljen e magjistratit dhe kriterin e vlerësimit profesional. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 730, datë 10.01.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Valentin Preçi.

Përfaqësuesja ligjore dhe subjekti i rivlerësimit paraqitën në mënyrë të detajuar prapësimet e tyre lidhur me shkaqet e ankimit për të trija kriteret e vlerësimit, duke i konsideruar ato të pabazuara në ligj e në prova, të padrejta dhe të drejtuara nga një llogjikë e gabuar. Në mbështetje të pretendimeve të tyre, subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja ligjore paraqitën edhe disa akte, të cilat kërkuan të merren si provë nga trupi gjykues.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nga pikëpamja formale aktet përmbushin kriteret ligjore për t’u pranuar në cilësinë e provës.

Trupi gjykues, i konsultuar në vend, vendosi të çelë hetimin gjyqësor për të lejuar marrjen në cilësinë e provës të të gjitha akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes.

Në vijim, kryesuesja e seancës informoi se gjatë ditës së sotme në Kolegj, kishte mbërritur një denoncim i ri që i adresohet subjektit të rivlerësimit dhe që do t’u vihet në dispozicion palëve. Gjatë seancës së ardhshme që do të zhvillohet më datë 05.02.2025, ora 09:00, palët do të mbajnë qëndrim lidhur me këtë denoncim, si dhe do të duhet të jenë të përgatitura për konkluzionet përfundimtare të çështjes.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-09-23 All day

    On Tuesday, 23.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Mimoza Tasi

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-23 All day

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    On Wednesday, 24.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 12/2024, dated 29.03.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 736, dated 31.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gentian Habazaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Natasha Mulaj

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 14:47 - 2025-09-29 14:47

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-29 All day

    On Monday, 29.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 37/2023, dated 02.08.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 650, dated 27.04.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ylli Pjetërnikaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Albana Shtylla

    Members:        Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 All day

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.