Dhomë Këshillimi

Dhomë Këshillimi

2018-07-10 All day

Njoftim vendimi

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Rezarta Schuetz, me gjyqtar relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo, sot, më datë 10.07.2018, ora 11:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 179/b, pika 5 e Kushtetutës, neni 63 i ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes me Nr. 3/2018(JR), datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

Më datë 12.06.2018, pranë KPA-së është paraqitur shkresa nr.9/4 prot, e Komisionerëve Publikë, me lëndë: “Heqje dorë nga ankimi ndaj vendimit nr.4, datë 22.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Sulejman Tola.

Tola ka dhënë dorëheqjen nga detyra, për shkak të arritjes së moshës së pensionit në 26 janar 2017.

Ky vendim u mor me shumicë votash prej 4:1. Gjyqtari Sokol Çomo ishte në pakicë.

Related upcoming events

  • 2026-05-11 10:24 - 2026-05-11 10:24

    The Special Appeal Chamber informs that on Monday, 11.05.2026, at 10:00, a plenary session on the basis of documents shall take place for the consideration of case (JD) 4/2023, dated 17.07.2023, with appellant Mr. Sali Hasa, against decision no. 284, dated 17.07.2003, of the High Prosecutorial Council, with parties at trial, Mr. Sali Hasa, the High Prosecutorial Council and the High Inspector of Justice.

    This case shall be reviewed by the following judges:

    Sokol Çomo                President of the Special Appeal Chamber

    Albana Shtylla            Member of the Special Appeal Chamber

    Ina Rama                     Member of the Special Appeal Chamber

    Mimoza Tasi               Member of the Special Appeal Chamber

    Natasha Mulaj             Member of the Special Appeal Chamber

    Rezarta Schuetz          Member of the Special Appeal Chamber

    The plenary session on the basis of documents shall be held at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3. Tirana.

  • 2026-05-11 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e hënë, më datë 11.05.2026, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 4/2023, datë 17.07.2023, me ankues Sali Hasa, kundër vendimit nr. 284, datë 17.07.2003, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me subjekte pjesëmarrës ne proces z. Sali Hasa, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Sokol Çomo                              Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Albana Shtylla                         Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Ina Rama                                  Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Mimoza Tasi                            Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Natasha Mulaj                         Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Rezarta Schuetz                      Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.