Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edison Ademi kundër vendimit nr.137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 17.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator:  Luan Daci

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo