< 2019 >
November 6
  • 06
    06.November.Wednesday

    Njoftim

    00:00
    2019.11.06

    Ditën e mërkurë, më datë 20.11.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.4/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artor Ylli, kundër vendimit nr. 73, datë 02.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues:  Sokol Çomo

    Relator:   Luan Daci

    Anëtarë:   Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.