< 2021 >
May 31
  • 31
    31.May.Monday

    Njoftim vendimi

    00:00
    2021.05.31

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.05.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 46/2019, datë 25.09.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 161, datë 18.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita.

    Kryesuesja e seancës bëri me dije se, pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor në seancën e datës 19.05.2021 dhe u tërhoq për vendimmarrje lidhur me çështjen, gjatë bisedimeve, bazuar në nenin 315 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 50 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, trupi gjykues vendosi të revokojë vendimin e ndërmjetëm të datës 19.05.2021, për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ta riçelë atë, për t’i kërkuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim – Taksave:

    – informacion nëse në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të legjislacionit në fuqi ndër vite, janë tatuar dhe a tatohen shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit.

    Sapo trupi gjykues të ketë marrë këtë informacion nga institucionet e mësipërme, do t’ua përcjellë palëve në gjykim sipas rregullave procedurale.

    Në pritje të këtij dokumentacioni shtesë, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 17.06.2021, ora 9:00. Në këtë seancë, palët do të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me dokumentacion e ri, nëse do t’u jetë vënë në dispozicion paraprakisht nga Kolegji.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Announcement of decision

    00:00
    2021.05.31

    Today, on 31.05.2021, at 13:00, the Appeal Chamber held the public hearing of the case (JR) 46/2019, dated 25.09.2019, regarding the appeal of the Public Commissioner filed against decision no. 161, dated 18.06.2019, of the Independent Qualification Commission corresponding to the assessee Kastriot Selita.

    The presiding judge informed that, following the conclusion of the judicial investigation at the hearing dated 19.05.2021 and having withdrawn for decion-making on this case, during the deliberations, pursuant to Article 315 of the Code of Civil Procedure and Article 50 of Law no. 84/2016 “On the transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, the trial panel, by a majority of votes, decided to revoke the interim decision dated 19.05.2021 made for the conclusion of the judicial investigation and decided to re-open the investigation by requesting from the Ministry of Finance and General Directorate of Taxation the following:

    – information whether over the years in the Republic of Albania, pursuant to the legislation in force, the monetary amounts obtained by individuals through donation have been taxed or are taxed?

    Once the trial panel receives this information from the above institutions, the Chamber shall forward it to the litigants in the proceedings according to the procedural rules.

    Pending this additional documentation, the trial panel decided to adjourn the public hearing on 17.06.2021, at 9:00. During this hearing, the litigants shall state their positions regarding the new documentation, if they are made available to them in advance by the Appeal Chamber.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.

    Njoftime

    14:16
    2021.05.31

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2021, datë 21.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari kundër vendimit nr. 340, datë 01.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 31.05.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues:   Sokol Çomo

    Relatore:    Albana Shtylla

    Anëtarë:     Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    ***

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 28/2021, datë 25.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit nr. 358, datë 19.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 31.05.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:   Ina Rama

    Relator:    Sokol Çomo

    Anëtarë:    Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Announcement

    14:53
    2021.05.31

    The Appeal Chamber has registered the case (JR) no. 27/2021, dated 21.05.2021 corresponding to the appeal of the assessee Klodiana Gjyzari against decision no. 340, dated 01.02.2021 of the Independent Qualification Commission.

    Today on 31.05.2021, the Appeal Chamber held the lot drawing to assign the trial panel, the Presiding judge and the Rapporteur of the case.

    The trial panel, assigned by lot, consists of judges:

    Presiding judge:   Sokol Çomo

    Rapporteur:    Albana Shtylla

    Members:     Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    ***

    The Appeal Chamber has registered the case (JR) no. 28/2021, dated 25.05.2021 corresponding to the appeal of the assessee Rita Gjati against decision no. 358, dated 19.03.2021 of the Independent Qualification Commission.

    Today on 31.05.2021, the Appeal Chamber held the lot drawing to assign the trial panel, the Presiding judge and the Rapporteur of the case.

    The trial panel, assigned by lot, consists of judges:

    Presiding judge:   Ina Rama

    Rapporteur: Sokol Çomo

    Members:    Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz