- 3131.May.Tuesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.05.2021, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 241, datë 26.02.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, bazuar në provat e reja të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, Komisionerja Publike vlerësoi se subjekti i rivlerësimit arrin në nivel të besueshëm lidhur me kriterin e pasurisë dhe në përfundim, bazuar në nenin F pika 7 e Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 59 pika 1 e ligjit 84/2016, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 241, datë 26.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit znj. Irena Gjoka dhe përfaqësuesja e saj ligjore, znj. Romina Zano, i kërkuan Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 241, datë 26.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Gjoka.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 14 qershor 2022, ora 9:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Njoftim
Ditën e martë, më datë 05.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.