< 2022 >
November
  • 01
    01.November.Tuesday

    Njoftim

    13:00
    2022.11.01

    Sot, më datë 01.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar i trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues:      Sokol Çomo

    Relatore:       Ina Rama

    Anëtarë:       Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

  • 01
    01.November.Tuesday

    Njoftim

    15:00
    2022.11.01

    Ditën e mërkurë, më datë 23.11.2022, ora 08:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.47/2020, datë 22.10.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 264, datë 17.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

     

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

  • 03
    03.November.Thursday

    Njoftim

    12:00
    2022.11.03

    Sot, më datë 03.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alket Mersini kundër vendimit nr. 296, datë 16.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
    Kryesuese: Albana Shtylla
    Relator: Sokol Çomo
    Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz

  • 08
    08.November.Tuesday

    Dhomë Këshillimi

    10:00 -12:00
    2022.11.08

    Ditën e martë, më datë 08.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 277, datë 21.07.2020.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 09
    09.November.Wednesday

    Seancë publike

    11:00 -13:00
    2022.11.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.11.2022, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 18/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 209, datë 11.11.2019.

    Subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues, teksa paraqiti kundështimet lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019, duke deklaruar se ky vendim është i paligjshëm, i bazuar në referenca tërësisht të gabuara, informacione tërësisht të pavërteta dhe është marrë në shkelje të hapur të procesit të rregullt ligjor.

    Në këtë kuadër, subjekti i rivlerësimit, znj. Hajrie Muçmata, i paraqiti një sërë kërkesash trupit gjykues, i cili, pasi u konsultua, vendosi:

    -     Në bazë të nenit F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe të nenit 45, të ligjit 84/2016, të çelë hetimin gjyqësor të cështjes dhe të marrë në cilësinë e provës aktet bashkëlidhur ankimit të datës 22.05.2020 dhe parashtrimeve të paraqitura dhe depozituara në Kolegj nga subjekti i rivlerësimit në datën 13.06.2022.

    -     Të refuzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për konstatitmin e pavlefshmërisë së vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – në këtë fazë të procesit – pasi e konsideron këtë kërkim si një çështje që do të marrë zgjidhje në vendimin përfundimtar të Kolegjit.

    -     Të refuzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për pezullimin e gjykimit në Kolegj, pasi në kuptim të nenit 297 të Kodit të Procedurës Civile, zgjidhja e çështjes objekt shqyrtimi mund të kryhet pavarësisht zgjidhjes së një çështjeje penale, të regjistruar në Gjykatën e Lartë.

    -     Lidhur me kërkesën për kryerjen e një analize të re financiare, në kushtet kur ky aspekt i vendimit objekt shqyrtimi, është pjesë e shkaqeve të ankimit, trupi gjykues do ta kryejë atë nëpërmjet Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe do t’ia nënshtrojë vlerësimit për marrjen e vendimit përfundmitar për çështjen që do të pasqyrohet në vijim, në vendimin e arsyetuar të Gjykatës.

    Me kërkesë të subjektit të rivlerësimit, znj. Hajrie Muçmata, trupi gjykues vendosi të administrojë si provë edhe 6 foto të depozituara prej saj, gjatë seancës së sotme, për një prej pasurive të deklaruara.

    Pasi trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes, ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqiste kërkimin përfundimtar lidhur me çështjen.

    Subjekti i rivlerësimit i kërkoi përfundimisht Kolegjit, që nëse nuk konstaton në këtë moment pavlefshërinë absolute të vendimmarrjes, ta gjejë të padrejtë shkarkimin nga detyra; të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019 dhe të konfirmojë në detyrë subjektin e rivlerësimit znj. Hajrie Muçmata.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të cështjes dhe të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15 nëntor 2022, në orën 14:30.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.