< 2022 >
Nëntor 14 - Nëntor 20
  • 14
    14.November.Monday
    No events
  • 15
    15.November.Tuesday

    Njoftim

    12:00 -13:00
    2022.11.15

    Më datë 15.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

    Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Elona Toro për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 13, datë 15.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla anëtarë, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, ka këtë përbërje:

    Kryesues:      Sokol Çomo

    Relatore:       Ina Rama

    Anëtarë:       Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

    Njoftim

    12:00 -13:00
    2022.11.15

    Më datë 15.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit nr. 270, datë 03.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqje dorë nga trupi gjykues i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 15 datë 15.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi anëtarë, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, ka këtë përbërje:

    Kryesuese:   Rezarta Schuetz

    Relatore:      Mimoza Tasi

    Anëtarë:      Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

  • 16
    16.November.Wednesday

    Dhomë Këshillimi

    10:00 -14:00
    2022.11.16

    Ditën e mërkurë, më datë 16.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 260, datë 15.06.2020.
    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
    Kryesuese: Ina Rama
    Relatore: Albana Shtylla
    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    10:00 -13:00
    2022.11.16

    Ditën e mërkurë, më datë 01.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 270, datë 03.07.2020.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese:     Rezarta Schuetz

     

    Relatore:        Mimoza Tasi

    Anëtarë:         Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim vendimi

    15:00
    2022.11.16

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 260, datë 15.06.2020.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 260, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.11.2022.

  • 17
    17.November.Thursday

    Dhomë Këshillimi

    10:00 -13:00
    2022.11.17

    Ditën e enjte, më datë 17.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 477, datë 24.11.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relator: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim vendimi

    16:00
    2022.11.17
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 477, datë 24.11.2021.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    1.    Lënien në fuqi të vendimit nr. 477, datë 24.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka.
    2.    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.11.2022
  • 18
    18.November.Friday
    No events
  • 19
    19.November.Saturday
    No events
  • 20
    20.November.Sunday
    No events