< 2022 >
Maj 02 - Maj 08
  • 02
    02.May.Monday
    No events
  • 03
    03.May.Tuesday
    No events
  • 04
    04.May.Wednesday

    Seancë publike

    09:00 -13:00
    2022.05.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.05.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 19/2021, datë 19.04.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri.

    Kryesuesja e seancës bëri me dije se më datë 26.04.2022, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kishte paraqitur në Kolegj një opinion (mendim me shkrim), nëpërmjet të cilit, i kërkonte Kolegjit  në mënyrë alternative, gjykim të përbashkët të çështjes së subjektit të rivlerësimit znj. Elbana Lluri dhe të çështjes së ish – bashkëshortit të saj, që po shqyrtohet aktualisht në Kolegj, ose administrimin në secilin proces, të akteve të procesit tjetër.

    Pasi palët konfirmuan se ishin njohur me opinionin, subjekti i rivlerësimit kundërshtoi kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar, duke deklaruar se është në mospërputhje të dispozitave ligjore dhe në pamundësi procedurale për t’u zbatuar.

    Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues vendosi marrjen në cilësinë e provës të akteve që janë pjesë e fashikullit të çështjes së ish – bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit, si dhe të akteve që do të bëhen pjesë e atij fashikulli gjatë gjykimit në Kolegj.

    Për t’u lënë kohë të arsyeshme palëve të njihen me provat e reja, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 25 maj 2022, ora 9:00. Gjatë kësaj séance, palët do të shprehin qëndrimin e tyre edhe lidhur me analizën financiare të përgatitur nga Kolegji, të mbështetur në shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 05
    05.May.Thursday

    Seancë publike

    10:00 -13:00
    2022.05.05

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 05.05.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 241, datë 26.02.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.

    Pas verifikimit të prezencës së palëve, Komisioneri Publik z. Florian Ballhysa paraqiti një kërkesë paraprake, nëpërmjet së cilës kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e fashikullit të kësaj çështjeje, të cilën, deri në këtë moment, e kishte ndjekur ish – Komisioneri Publik Darjel Sina, i cili, prej ditës se djeshme, nuk e ushtron më këtë detyrë.

    Subjekti i rivlerësimit znj. Irena Gjoka informoi trupin gjykues dhe Komisionerin Publik rreth një situate të mundshme konflikti interesi të Komisionerit Publik lidhur me çështjen e saj dhe deklaroi se mund të paraqesë një akt shkresor mbështetës, të cilin nuk e dispononte në seancën e sotme, pasi vetëm gjatë séancës, erdhi në dijeni të faktit të ndryshimit të Komisionerit Publik.

    Komisioneri Publik deklaroi se nuk kishte dijeni për sa më sipër.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik Florian Ballhysa, duke e shtyrë seancën gjyqësore për në datën 26 maj 2022, ora 10:00 dhe ftoi  subjektin e rivlerësimit që në rast se e konsideron të nevojshëm për gjykimin e çështjes aktin që referoi, mund ta depozitojë atë praprakisht në Kolegj, para seancës së radhës dhe ky akt do t’i përcillet edhe Komisionerit Publik.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

    Njoftime

    15:00 -16:00
    2022.05.05

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 20/2022, datë 26.04.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Reka kundër vendimit nr. 512, datë 25.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 05.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator:Sokol Çomo

    Anëtarë:Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

    *********************************************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2022, datë 28.04.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri kundër vendimit nr. 516, datë 03.03.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 05.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

  • 06
    06.May.Friday

    Seancë publike

    09:00 -12:00
    2022.05.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.04.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 40/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 393, datë 03.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha.

     

    Të pyetur nga kryesuesja e seancës, palët konfirmuan se ishin njohur me analizën financiare të kryer nga Kolegji, si dhe me një opinion (mendim me shkrim) të depozituar më 26 prill 2022 nga vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili i kërkonte Kolegjit, në mënyrë alternative, gjykim të përbashkët të çështjes së subjektit të rivlerësimit z. Gerd Hoxha dhe të çështjes së ish – bashkëshortes së tij, që po shqyrtohet aktualisht në Kolegj, ose administrimin në secilin proces, të akteve të procesit tjetër.

     

    Komisioneri Publik u shpreh se vendimmarrjen lidhur me opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar e lë në çmim të gjykatës, ndërkohë që kërkoi kohë të arsyeshme për t’u njohur me çështjen në tërësi, të cilën, deri në këtë moment, e kishte ndjekur ish – Komisioneri Publik Darjel Sina, që nuk e ushtron më këtë detyrë.

     

    Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar, duke deklaruar se është e pabazuar, në mospërputhje me ligjin procedural dhe material, si dhe zvarrit procesin e rivlerësimit.

     

    Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi marrjen në cilësinë e provës të akteve që janë pjesë e fashikullit të çështjes së ish – bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit, si dhe të akteve që do të bëhen pjesë e atij fashikulli gjatë gjykimit në Kolegj.

    Lidhur me tri denoncimet e publikut, trupi gjykues vendosi të mos çelë hetimin gjyqësor, pasi nuk plotësojnë kriteret e nenit 53, të ligjit 84/2016.

    Për t’u lënë kohë të arsyeshme palëve të njihen me provat dhe të përgatisin qëndrimet e tyre lidhur me çështjen, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 25 maj 2022, ora 12:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 07
    07.May.Saturday
    No events
  • 08
    08.May.Sunday
    No events