• 07
    07.July.Thursday

    Njoftim

    14:00 -15:00
    2022.07.07

    Ditën e enjte, më datë 28.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2020, datë 17.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 211, datë 18.11.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim vendimi

    16:00 -17:00
    2022.07.07

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.37/2020, datë 16.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 274, datë 16.07.2020.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 274, datë 16.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall, në Tiranë, më datë 06.07.2022.