Njoftim vendimi

 

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Rezarta Schuetz, me gjyqtar relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo, sot, më datë 10.07.2018, ora 11:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 179/b, pika 5 e Kushtetutës, neni 63 i ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash vendosi:

 Pushimin e shqyrtimit të çështjes me Nr. 3/2018(JR), datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

 Më datë 12.06.2018, pranë KPA-së është paraqitur shkresa nr.9/4 prot, e Komisionerëve Publikë, me lëndë: “Heqje dorë nga ankimi ndaj vendimit nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Sulejman Tola.

 Z. Tola ka dhënë dorëheqjen nga detyra, për shkak të arritjes së moshës së pensionit në 26 janar 2017. 

 Ky vendim u mor me shumicë votash prej 4:1. Gjyqtari Sokol Çomo ishte në pakicë.