Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 18.10.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 48/2021, datë 30.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 364, datë 02.04.2021.
Për t’i mundësuar vëzhgueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit njohjen me një akt në gjuhën angleze, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 26.10.2023, ora 13:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.